Surprise Me!

PD: Rama po fut në dorë shërbimin inteligjent dhe gradat e ushtrisë

2015-08-22 1 Dailymotion

Tiranë-Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i merr Presidentit postin e Komandatit të Përgjithshëm të Ushtrisë, duke ja zvogëluar çdo ditë e më shumë kompetencat.

Deputeti, Flamur Noka, ju referua projektligjit të qeverisë për emërimin e kreut të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes nga qeveria.

"Kjo emërtesë lidhet me pozicionin Kushtetues që ka Presidenti si Komandant i Përgjithshëm i FA. Duke i marrë Presidentit këtë kompetencë, Edi Rama ia bën të pamundur kreut të shtetit ushtrimin e funksionit si Komandant i Përgjithshëm i FA. Me këtë skemë të rrezikshme, Edi Rama po tenton të kontrollojë personalisht shërbimin inteligjent të ushtrisë, por dhe të rrisë kompetencat e tij duke shkuar drejt një dublimit të Shërbimin Informativ të Shtetit. Edi Rama kërkon një shërbim informativ të ushtrisë, që të mos i bindet ligjit dhe Kushtetutës, por t'i bindet atij. Edi Rama kërkon një shërbim informativ të ushtrisë që të mos denoncojë aferat e rënda kriminale të trafikut të drogës, por kërkon ta ketë si armë politike në duart e tij" tha Noka.

Një tjetër akuzë e fortë ka ardhur nga selia blu edhe për projektligjin e gradave që sipas deputetit Noka cënon integritetin e ushtrisë.

"Kryeministri po e fut ushtrinë në kursin e politizimit të plotë, duke marrë në dorë edhe shpërndarjen e gradave, që tashmë do të jenë partiake. Partia Demokratike i dënon këto iniciativa të rrezikshme dhe antikushtetuese, dhe i kërkon Kryeministrit të tërhiqet sa më parë, të mos cenojë integritetin e ushtrisë shqiptare, tashmë ushtri e NATO-s" tha ai.

Dy projektligjet e denoncuara nga PD, u miratuan në mbledhjen e qeverisë dy ditë më parë.

Deklarata e plotë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Presidentin e Republikës duke i hequr atij një kompetencë kushtetuese.

Me projektligjin që ka paraqitur në kuvend, Edi Rama merr në dorë emërimin e kreut të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes.

Kjo emërtesë lidhet me pozicionin Kushtetues që ka Presidenti si Komandant i Përgjithshëm i FA.

Duke i marrë Presidentit këtë kompetencë, Edi Rama ia bën të pamundur kreut të shtetit ushtrimin e funksionit si Komandant i Përgjithshëm i FA.

Me këtë skemë të rrezikshme, Edi Rama po tenton të kontrollojë personalisht shërbimin inteligjent të ushtrisë, por dhe të rrisë kompetencat e tij duke shkuar drejt një dublimit të Shërbimin Informativ të Shtetit.

Edi Rama kërkon një shërbim informativ të ushtrisë, që të mos i bindet ligjit dhe Kushtetutës, por t'i bindet atij.

Edi Rama kërkon një shërbim informativ të ushtrisë që të mos denoncojë aferat e rënda kriminale të trafikut të drogës, por kërkon ta ketë si armë politike në duart e tij.

Në revanshin për të marrë sa më shumë kompetenca dhe për ta zhveshur Presidentin nga roli i tij kushtetues, Edi Rama ka miratuar dy ditë më parë dhe projektligjin që i mundëson kryeministrit dhënien e gradave.

Kryeministri po e fut ushtrinë në kursin e politizimit të plotë, duke marrë në dorë edhe shpërndarjen e gradave, që tashmë do...

Buy Now on CodeCanyon