Sokol Balla, gazetari i njohur, moderator i emisionit "Top Story" të Top Channel, ka në garderobën e tij një një palë këpucë të tilla.
Madje thotë se ndonjëherë tundohet, madje rrezikon herë pas here, të veshë këpucë të tilla në emission për të bërë bujë po aq sa bën bujë i ftuari i programit ose që emisioni I tij të mos dështojë. "Të të them një sekret: Ndonjëherë ndodh që pavarësisht se punon me të njëjtin seriozitet ndodh që nuk merr dot të ftuarin e duhur, ose kur i ftuari që mendon se është i duhuri, dështon. Por edhe nëse dështon i ftuar nuk duhet të dështojë emisioni, atëherë nxjerr në skenë një palë këpucë pak më ndryshe. " rrëfeu duke qeshur Sokol Balla, mbrëmë në emisionin "Jamais Vu" të gazetarit Mustafa Nano. Emisioni transmetohet çdo të premte në mbrëmje në Tv Ora News.

Më shumë

Emisioni i plotë në Jamas Vu
https://www.youtube.com/watch?v=q5nSucRS7FI