Korçë- Aktori i njohur korçar, Sotiraq Bratko, është rikthyer në skenë pas më shumë se 20 vjetësh në emigrim duke aktruar në një zhanër të ri artistik, i cili njihet si teatër dhome.

Drama titullohet "Kapitulli i Dytë" e Neil Simon dhe sjell disa të vërteta të dhimbshme, që rrotullohen përreth një njeriu, që mundohet të pajtohet me vdekjen më shumë se sa me fillimin e një jete të re.

Bratko është një nga protagonistët e dramës "Kapitulli i dytë" të regjisorit shqiptaro-maqedonas, Qëndrim Rijani.

Në një sallë prej jo më shumë se 100 personash, gjithkush prej spektatorëve e ndjen më afër lojën e 4 aktorëve, ku veç Bratkos, luajnë edhe Zamira Kita, Blerta Belliu dhe Mateus Frroku.

Aktorja Zamira Kita ka theksuar se ky rol është më i miri i të gjithë roleve të saj.
Sotiraq Bratko, e cilëson ngjitjen në skenën e teatrit "Andon Zako Çajupi" të Korçës, pas më shumë se dy dekadash një emocion të rrallë.

Ndërsa për regjisorin e shfaqjes, skena shqiptare ka nevojë edhe për tendenca të tilla të njohura në vendet të tjera evropiane.