Shkodër- Reshjet e shiut të rëna ditët e fundit në qarkun e Shkodres kanë shkaktuar demtime të shumta në rrugët rurale.

Përballë kësaj problematike është kërkuar ndërhyrja e Drejtorisë së Rrugeve Rurale, e cila ka nisur riparimet në 2 segmente që kanë rezultuar më të dëmtuarit, Pistull--Hajmel dhe Prekal--Kir në zonën e Dukagjinit.

Fadromat e kësaj ndërmarrje po kryejnë rrafshimin dhe sistemimin e rrugëve dytësore, për të bërë më pas lidhjen e tyre me aksin kryesor, duke lehtësuar kështu lëvizjen për banorët e zonave në fjalë.

Drejtori, Dedë Tonaj, ngre shqetësimin e mungesës së fondeve dhe mjeteve për të ndërhyrë në të gjitha këto akse, prandaj ai i bën thirrje Këshillit të qarkut dhe Prefekturës t'i vijnë në ndihmë.

Në të gjithë qarkun e Shkodrës rrugët dytësore mbeten një sfidë, pasi ato kanë nevoja imediate për asfaltim, pajisje me sinjalistike dhe mirëmbajtje të vazhdueshme.

Me problematike janë rrugët në zonat malore, atje ku si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave, dëmtimet kanë qenë edhe më të medha.