FUSHE - KRUJE - Jo vetëm kryeqyteti vuan mungesën e varreve, një problem i tillë është edhe ne qytetin e Fushë-Krujës.

Kjo problematike ka kohë që ka dalë në pah dhe situata tani është e tillë sa nuk do të ketë vend për të varrosur asnjë të vetëm.

Bashkia e qytetit ka projektuar vendin se ku do te blihen 2000 metra katrore tokë dhe për këtë janë planifikuar fondet, por edhe kjo sipërfaqe nuk e zgjidh problemin,ajo mund të shërbejë për një periudhë të shkurtër.

Deri sa bashkia ti japë zgjidhje permanente këtij problemi, banorët e Fushë krujës duhet të përmballen me mungesën e varreve ku do te prehen të afërmit e tyre.