TIRANË- Sot në ditën e fundit të Panairit të Punës në Pallatin e Kongreseve, i pranishëm ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj foli edhe për incidentet.

Veliaj tha se incidentet e kthyen Panairin në histori suksesi pasi nxiti provokim dhe reagim publik.

Ministri Veliaj ka prezantuar disa nga sukseset e këtij panairi, në punësimin e të rinjve e të rejave në poste si inxhinierë, arkitektë, njerëz me aftësi të kufizuara, ekonomistë apo punëtorë fason.

Një prej kërkuesve më të veçantë të punës, që kanë një djalë i vogël i cili i ka kaluar të gjitha stendat për t'i gjetur një punë nënës së tij.

"Mua më kanë thënë që ka ardhur një çun i vogël, i cili i bëri telef të gjitha stendat gjersa gjeti punë për mamin e vet", tha Veliaj ndërsa prezantoi djalin.

"Kemi pa një debat dhe një nga problemet që në linçuam, ishte programi për të ndihmuar njerëzit me aftësi të kufizuara", tha Veliaj.

Në përmbyllje të panairit, Kryeministri Edi Rama gjeti rastin që të takonte të punësuarit e pranishëm në Panair, ku shfrytëzuan rastin pë të bërë disa fotografi.

Gjithashtu, mes numrit që nesër do të nis punë, Velaij prezantoi një çift italian.

Panairi Punës u hap me 1 maj, në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, dhe në të u ofruan rreth 6000 vende pune në profesione të ndryshme.

Ndërkohë që nesër, njoftoi ai, do të nisin përgatitjet për hapjen e Zyrës së Punës në Korçë dhe në qytetet të tjera.

INCIDENTI NË DITËN E PARË TË PANAIRIT

Në ditën e parë paniari i hap me incidentet, ku në grua u përplas me kryeministrin Rama dhe ministrin Velaij. Gruaja, Zyhra Kola, militante e PD-së, ishte një ish-punonjëse e Degës së Regjistrimit të Mjeteve me detyrë Përpunuese Dokumentacioni në Drejtorinë Rajonale të Tiranës dhe ishte shkarkuar nga puna.

Në dalje të Pallatit të Kongreseve ajo u përfshi në replika të forta në fillim me Kryeministrin dhe më pas me Ministrin Erjon Veliajn. Ajo akuzoi Veliajn se e kishin shkarkuar nga puna në mënyrë të padrejtë, ndërsa ministri iu kundërpërgjigj duke i thënë se do ti gjente punë me pagë 1 mijë euro në muaj dhe ajo nuk pranoi.