Surprise Me!

A1 Report - Gjenden pas 24 oresh 2 femijet naten e kaluan tek nje shok

2015-08-22 1 Dailymotion

TIRANË- Gjenden pas më shumë se 24 orësh në zonën e "Ali Demit" dy vëllezërit të mitur të moshës 9 dhe 11 vjeç që rezultonin të zhdukur prej mbrëmjes së ditës së djeshme në Shkozë të kryeqytetit.

Dy fëmijët, Doris P. dhe Abaz P. 9 dhe 11 vjeç janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mësohet se natën e kanë kaluar në banesën e një shoku të tyre.

Ngjarja u bë alarmante kur u mësua se e ëma e tyre Dallëndysh P., ishte e arrestuar prej një viti për plagosje të rëndë në një tentativë vrasjeje.

Fëmijët nuk u kthyen në banesë mbrëmjen e të shtunës dhe janë gjetur nga policia rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të djersë.

Sipas policisë fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë deklaruar se natën e kanë kaluar tek disa shokë të tyre.

Policia raportoi se ka marrë në pyetje të gjithë personat që mund të kishin dijeni për zhdukjen prej 24 orësh të dy fëmijëve Dorisit dhe Abazit, për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Dy fëmijët pas arrestimit të mamasë, në një ngjarje të ndodhur në Kamëz në prill të vitit të kaluar, kanë qëndruar me dy gjyshërit nga e ëma, të cilët i kanë mbajtur për 8 muaj derisa babai i tyre u vendos me një banesë me qira pranë, në Shkozë dhe fëmijët qëndronin sa tek i ati tek gjyshërit nga ana e nënës.

Buy Now on CodeCanyon