Tirane- Janë rënduar pozitat e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, në gjyqin në ngarkim në tij nën akuzën e falsifikimit të dokumentave.

Në gjykatën e Tiranës vazhdojnë të dëshmojnë anëtarët e Keshillit rregullues të territorit të Bashkisë Vlorë.

Ka qenë rradha e ish-anëtarit të KRRT-së së këtij qytetit në vitin 2010, Bashkim Caka, i cili ka dëshmuar se është falsifikuar procesverbali i mbledhjes së datës 15 korrik 2010.

Sipas Cakës ai ka firmosur tjetër procesverbal në përfundim të mbledhjes dhe tjetër ka parë para Prokurorisë së Vlorës, kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Ai pretendon se i janë shtuar disa rreshta atij procesverbali, pas mbledhjes për të cilat ai është vënë në dijeni në Prokurorinë e Vlorës.

Bashkim Caka ka vazhduar në dëshminë e tij,se ka qënë gjithmonë kundër ndërtimi me 12-13 kate në qyetetin bregdetar.

Përveç kësaj, Vlora nuk ka patur asnjëherë plan urbanistik të plotë, por vetëm studime pjesore dhe kjo është një gjë e mangët për këtë qytet.

Në këtë seancë kanë munguar të pandehurit,të cilët përfaqësoheshin nga avokatët e tyre.

Seancat e fundit ka rënë në sy edhe mungesa e kryetarit të Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika, pavarësisht se në fillim të procesit kishte deklaruar se nuk do të mungonte në asnjë seancë.