Durrës - Në një ceremoni të zhvilluar në muzeun e dëshmorëve në Durrës është përkujtuar 5 maji, dita e dëshmorëve.

Veteranë, qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe forcave politike, kanë vendosur kurora me lule të freskëta në varrezat e të rënëve për liri.

Korçë - Në qytetin e Korçës është përkujtuar ditën e sotme 5 maji duke zhvilluar homazhe e duke vendosur kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve.

Deputeti i LSI-së Piro Kapurani, ka kryer vizita në disa familje dëshmorësh, duke shprehur konsideratat më të larta për kontributin e saj për lirinë e kombit.