Surprise Me!

Studimi: Politikanët dhe gjyqtarët, më të korruptuarit

2015-08-22 2 Dailymotion

Partitë politike dhe liderët e tyre si dhe gjykatësit janë më të korruptuar në Maqedoni, konsiderojnë qytetarët në një anketë të realizuar nga profesorët e Fakultetit të sigurisë. Qytetarët një vlerësim negativ e dhanë për institucionet lidhur me përgatitjen e tyre për luftën kundër korrupsionit që aspak nuk dallon nga besimi që qytetarët e treguan ndaj partive dhe liderët e tyre. Një pjesë e institucioneve shtetërore refuzuan të bashkëpunojnë në këtë kërkim.

"Ne vitin e kaluar nuk hasëm në bashkëpunim me gjykatën themelore Shkupi 2, si dhe me prokurorinë publike, por kishim një bashkëpunim të mirë me Doganën dhe MPB-në", u shpreh Cane Mojanovski, profesor universitar.

Të anketuarit vunë në dukje se në luftën kundër korrupsionit një kontribut të rëndësishëm mund të japin edhe mediumet, e sidomos me zbulimin dhe vërtetimin e korrupsionit në kuadër të përmbajtjeve të rregullta informative, por gjithashtu është theksuar se nevoja e pavarësisë politike në media.

"Pjesën më të madhe të informatave qytetarët i marrin nga mediumet dhe shtrohet pyetja për objektivitetin e mediumeve. Nëse struktura të caktuara ndikojnë ndaj mediumeve, atëherë automatikisht do të thotë edhe krijim i opinionit publik për çdo problematik në shtet", tha Marijan Nikollovski- profesor universitar.

Qytetarët thonë se më së shumti i janë të ekspozuar korrupsionit kur kërkojnë punë ose avancim në vendin e punës, si dhe kur dëshirojnë t'u shmangen dënimeve për kundërvajtjet e bëra. Burrat më tepër japin mito sesa gratë, por po ashtu më tepër japin mito personat me arsim të mesëm për dallim nga ata me arsim të lartë. Natasha Stojanovska

Buy Now on CodeCanyon