DURRËS- Organi i Prokurorisë se Rrethit të Durrësit merr në dorë çështjen e Gentian Peta,39 vjeçarit që ra në ujrat e detit nga trageti i linjës Bari-Durrës në datë 19 prill.

Vazhdojnë hetimet lidhur me aksidentin detar të datës 19 prill kur nga bordi i tragetit "Bridge" ra në ujrat e detit 39-vjeçari Gentian Peta.

Ndryshe nga organi i kapitanerisë së portit e cila e mbylli hetimin e saj brenda një kohe të shkurtër, policia dhe prokuroria që patën nisur edhe ata një hetim paralel për ngjarjen vazhdojnë punën për zbardhjen e saj.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë me dije se grupi i punës i përbërë nga 5 ekspertë të linjës ka përfunduar hetimin paraprak dhe rezultatet e ka vendosur në një dosje e cila i është dorëzuar Prokurorisë së Rrethit të Durrësit.

Në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje pjesëtarë të ekuipazhit të tragetit,

Specialistë të lundrimit detar, pasagjerë të tragetit që kanë parë ngjarjen e 19 prillit si dhe kanë asistuar veprimet e ekuipazhit të anijes të angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit si dhe kane bllokuar të gjithë dokumentacionin e mbajtur për këtë ngjarje.

Për shkak të sekretit hetimor rezultatet paraprake nuk bëhen të ditura.

Nga ana e tij, prokurori i Rrethit të Durrësit po e vazhdon punën hetimore me oficerët e policisë gjyqësore dhe ka gjasa që kjo fazë e hetimit deri në përfundimin e tij do të kërkoje edhe ca kohe.

Muajin e kaluar, më datë 19 prill nga trageti "Bridge"i linjës Bari-Durrës 12 milje larg brigjeve të Durrësit, ra në det pasagjeri i tragetit Gentian Peta 39 vjeç duke u zhdukur në ujrat e Adriatikut.

Me gjithë punën e kryer nga ekuipazhi i tragetit nuk arriti që t'i vinte në ndihmë 39-vjeçarit Peta.

Bashkudhëtare të Petës pasi zbarkuan në toke u shprehen se ndihma ndaj 39 vjeçarit nuk kishte qenë efikase pasi mjetet e emergjencës u hodhën me vonesë në det për t'i shkuar atij në ndihmë.

Po atë ditë nisi hetimin për këtë ngjarje edhe kapitaneria e Portit të Durrësit e cila raportin për ngjarjen e ka dërguar në Ministrinë e Transporteve.