Nxitja e bizneseve për më shumë punësim dhe krijimin e lehtësive në aktivitetin e tyre, kanë qenë në fokus të takimit të organizuar në Elbasan mes Zyrës Kombëtare të Punësimit dhe përfaqësues të shoqatës së biznesit.<br />Brikena Nallbani, drejtoreshë e Shërbimit Kombëtar të Punësimit është shprehur se ky është një tur i cili do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit me qëllim ofrimin e mundësive për punësim të qytetarëve ku në këtë strategji të re përfshihen edhe ata që janë mbi 45 vjeç.<br />Ky aktivitet vjen pas vizitës së kryeministrit Rama në këtë qytet pak kohë më parë, i cili ishte i pranishëm në inagurimin e Zyrës së Punës. Elbasani konsiderohet si një nga zonat që shënon numrin më të madh mbi papunësinë, ku rregjistrohen mbi 30 mijë persona.
