Tirane- Ndryshimet e pjesëshme të ligjit të Arsimit të Lartë do të vijojnë diskutimet në komsion për të parë ndryshimet e nevojshme të cilat erdhën si propozimeve të deputeti socialist Petrit Vasili.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se qeveria nuk u tërhoq nga ky draft por u tregua e hapur për rishikimi i tyre. Do të thotë se deri më tani neni 4 dhe neni 6 për Drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë dhe mënyrës se si do të zgjidhen shefat e shërbimeve do të jenë ato që janë të propozuara nga LSI.

"Ne propozuam nevojën për të përmirësuar një pjesë të funksionimit të drejtimit të QSUT-së duke rikonceptuar bordin. Nuk ka tërheqje por ka pasur propozim nga Vasili që midis 6 neneve të pr/ligjit dy prej tyre të mund të mos miratoheshin e të vazhdonte mënyra e drejtimit të QSUT-së sic është sot. Ne e pranuam. Ende jemi në diskutime me komisionet parlamentare deri sat ë gjendet një zgjidhje" u shpreh Beqaj.

Ndërkohë kreu i shëndetësisë tha se shefat e departamenteve do të zgjidhen ndërsa shefat e shërbimeve do të përzgjidhen pra do të drejtojnë ata që do të dalin nga konkursi fitues. Ndryshim ky që sipas ministrit ështe keqlexuar nga opozita.

"Në mënyrë të sforcuar dhe dashakeqe ishte leximi i keq që iu bë procedurës së përkohshme. Shefat e departamenteve do të zgjidhen si çdo fakultet, ndërsa drejtuesit e shërbimeve do të përzgjidhen," tha më tej Beqaj.

Në këto ndryshime të 6 neneve të ligjit të Arsimit të Lartë Ministria e Arsimit dhe ajo Shëndetësisë bashkëpunuan për këtë draft të ri. Drafti që është kaluar parimisht në Komsionin e Ligjeve përcakton se shefate e departemeneve, të cilët rikthen pas 2010 do të përzgjidhen, shefat e shërbimit do të emërohen me konkurs dhe ka ndrsyshuar bordi vlerësues.