Surprise Me!

Ikën Endira Bushati, nis plotësimi i vendeve vakante në AMA

2015-08-22 1 Dailymotion

Tirane-Pas shumë muajsh debate dhe diskutime, mazhoranca në Komisionin e Medias, ka finalizuar nismën për të shkarkuar Kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Vetëm me votat e saj dhe në mungesë të opozitës, deputetët e mazhorancës votuan raportin e paraqitur nga deputeti Alfred Peza, ku evidentonte 4 vakanca përfshirë dhe vendin e kryetares Endira Bushati.

"Nga ky çast nis zyrtarisht procesi për zëvendësimin e 4 anëtarëve të AMA-s, përfshirë edhe kryetaren " tha deputeti i PS-së Alfred Peza.

Me herët deputetët opozitarë kërkuan që për mandatin e kryetares së AMA-s, të vendosë Këshilli i Legjislacionit.

Kjo kërkesë u rrëzua nga mazhoranca, dhë bëri që deputetët e Partisë Demokratike të braktisin mbledhjen, duke paralajmëruar se për këtë çështje do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Opozita, nismën e mazhorancës për të shkarkuar Kryetaren e Autoritetit të Mediave Audiovizive, e ka cilësuar si politike dhe që synon kapjen e institucioneve të pavarura për qelllime klienteliste.

Buy Now on CodeCanyon