...Në katin e dytë të Universitetit Politeknik të Tiranës, në një korridor gjysëm të ndriçuar, gjen të vendosura rradhazi 13 foto. Janë fotot e kujtesës së këtij universitetit të njohur, pra rektorët e nderuar që kanë dhënë kontributin e tyre të vyer për arsimimin e kuadrove inxhinierikë në disa fusha. I fundmi i rektorëve, ka diçka më shumë se të tjerët. Jo thjesht numrin 13, që shumë e quajnë numër ters, por sidomos titullin e tij "akademik". Ky është Akademik Jorgaq Kaçani. Askush para tij nuk ka mundur të marrë këtë titull. Shumëkush i jep përgjigje të ndryshme kësaj ndjesie të parë pamore, por në fakt nuk është kaq e thjeshtë. Por do të flasim më gjatë për këtë, më tej sigurisht.

Ajo që na bën të shikojmë imtësisht disa dukuri të menaxhimit të këtij universiteti është shumë më shumë se titulli "akademik" i Jorgos. Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, në datën 17 Prill 2014, nëpërmjet një letre me nr 3/234/1, i kërkon "akademikut" informacion të plotë lidhur me disa shqetësime të depozituara në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në fakt, nga një interesim sipërfaqësor, mësova se një numër i konsiderueshëm njerëzish të nderuar kishin depozituar, me kërkesë të znj. Lindita Nikolla, pikërisht shqetësimet e tyre, me shkrim, për ecurinë e punës së UPT.

Po përpiqem t'i marr një nga një problemet, me qëllim që të kem mundësi të shpjegoj vetëm disa nga bëmat e një rektori të papërgjegjshëm dhe të paaftë. Nuk nxitohem kur bëj një përcaktim të tillë. Pse?
Në vitin 1995, me Urdhrin nr 10, datë 1/6/1995, Biblioteka Shkencore Universitare kaloi në pronësi të Universitetit Politeknik të Tiranës (BSHUPT). Deri në vitin 2005, tre të kartërtat e godinës ishin pjesë e BSHUPT. Një marrëveshje mes ish-rektorit të UPT, Përparim Hoxha dhe ish-rektorit të Universitetit të Tiranës (UT), Shezai Rokaj i siguron katin e dytë të BSHUPT Rektoratit të UT. Nuk gjendet askund, asnjë gjë e shkruar për këtë tjetërsim prone, as marrëveshja si e tillë. (Do të kem mundësi të flas edhe për këtë më vonë.)

Të dy rektorët e mësipërm kanë qenë në detyrë, kur në hapësirën mes BSHUPT dhe Muzeumit Arkeologjik (tani Instituti Albanalogjik) u ndërtuan "Kolonat", një fast-food, që ka një histori të çuditshme pagesash për kontrata qeradhënie që nuk është e lehtë t'i gjesh. Në vitin 2007, në muajin korrik, kur z. Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, një SMS e ka detyruar të dërgojë Inspektoratin Urbanistik Vendor të bllokojë punimet brenda BSHUPT, ku po ngrihej natën (nuk punohej në asnjë orë të ditës, por vetëm pas orës 19.00) një bar-kafe, e ngjashme me atë të bërë në krahun tjetër, pra tek Instituti Albanologjik. Kërkesa për këtë Bar-Kafe ishte nënshkruar nga Prof. Përparim Hoxha, mbante nr 408/1 prot dhe datën 04/06/2007 dhe i dërgohej Arben Palit, drejtor i BSHUPT. Kryetari i Bashkisë, Rama, ishte i ndjeshëm ndaj kësaj kusarie dhe e bllokoi menjëherë. Mbrapa saj ishte një deputet dhe eksponent i PD, gjithashtu edhe ministër. Por "ruspa" e Bashkisë e bllokoi n...