Korçë- Ajo është vetëm 2 vjeç e gjysëm, por fati deshi që të lindë me një problem të madh në të dyja këmbët e saj, duke e privuar nga e drejta për të ecur.

Jasmina Paravina nga Korça, 2-vjeçarja që vuan nga sëmundja "Displazia zhvillimore".

Mamaja e Jasminës, Irena, me lot në sy tregon për fatkeqësinë. Një ndërhyrjeje kirurgjikale në Tiranë nuk ka pasur rezultat.

Ndërsa sot të dy prindërit të pa punë nuk kanë mundësi financiare për të realizuar një operacion në Maqedoni i cili kushton rreth 5mijë Euro dhe që me anë të tij Jasmina e vogël mund të ecë pa probleme.

Për situatën e tyre finaciare flet edhe banesa në të cilën ata jetojnë. Ato para që ata kishin mundur të mbledhin, i kanë shpenzuar për të operuar Jasminën e vogël në Tiranë, ndërsa tani nuk kanë asnjë mundësi për të mbledhur shumën e parave që kërkohet për realizimin e operacionit të dytë.

Radio televizioni Ora News ndërmerr një fushatë sensibilizimi për mbledhjen e fondit për këtë operacion. Për të ardhur në ndihmë Jasminës së vogël është hapur një numër llogarie në emër të vazjës në Raifaissen Bank.

Nëse doni të kontribuoni nga Shqipëria:

Nr llogarisë për Euro: 0021 048 902
Nr llogarisë për Lek: 0011 048 902

Nëse doni të kontribuoni nga jashtë Shqipërisë:

Emri: Jasmina Paravani
SWIFT: SGSBALTX
Iban EURO: AL35202410030000000021048902
Iban LEK: AL50202410030000000011048902