Mjeku oftalmolog dhe njëherësh ish lider i protestave të sindikatës së shëndetësisë Dejan Stavriq i cili u arrestua dje, dyshohet se ka marrë ryshfet me qëllim që të ndihmojë një pacient të shpallet si i sëmurë, për të përfituar pension invalidor në mënyrë të paligjshme. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski deklaroi sot se Stavriq kishte kërkuar 2 mijë euro ryshfet nga pacienti, për gjoja diagnozë të rëndë në sy, që i pamundësonte pacientit të punonte.<br /><br />"Pasi rasti u paraqit në polici dhe pasi u përpunuan teknikisht paratë, ato iu dorëzuan mjekut oftalmolog. Menjëherë pasi mori këto para, shpërblimin të paligjshëm, zyrtarët policor që ishin vendosur në afërsi reaguan me shpejtësi dhe e arrestuan dhe dërguan oftalmologun në stacionin policor. Sot mbi bazë të materialit të grumbulluar, kundër mjekut do të ngrihet padi penale që i është dorëzuar prokurorit publik", tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.<br /><br />Aksioni për prangosjen e mjekut-oftalmolog Dejan Stavriq u realizua në afërsi të stacionit hekurudhor. Aksion u zhvillua edhe para syve të kalimtarëve të rastit. Valmir Kuçi
