DURRËS- Duket se çadrat e plazhit prej doku kanë dalë mode dhe janë zëvendësuar me çadra prej kashte njëlloj si ato që përdoren në vendet ekzotike.
Një kamping romësh është ngritur prej disa javësh në zonën e plepave në plazhin e Durrësit dhe pjesëtarët e tij kanë nisur punën për thurjen e kashtoreve të cilat i transformojnë në çadra dielli për plazhet private.
Çadrat janë të përbëra nga skelete metalike të cilat vishen me kashtë, e cila sigurohet nga moçalishtet e Beratit ku ato gjenden me shumicë.
Mersim Shoshori është një nga drejtuesit kampingut, teksa thotë se kanë ardhur nga Korça vetëm për këtë sezon veror jep më shumë detaje lidhur më këtë zanat.
Punojnë që të gjithë, burra, gra, fëmijë, ndërsa zanati trashëgohet nga më të vjetrit tek me të rinjtë.
Në këtë periudhe ata kanë shumë porosi dhe sië duket edhe nga pamjet, një maune po ngarkohet me çadra dielli me destinacion Gjirin e Lalëzit.
Hija e tyre preferohet shumë si nga turistet vendas por veçanërisht nga ata të huaj.
Përveç çadrave të diellit romet thurin edhe hastra që dikur shtroheshin nëpër mjediset familjare në vend të qilimave. Sot hasrat porositen nga pronarët e lokaleve si diçka antike.