Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për lëvizjet në Policinë e Shtetit, Partia Demokratike paraqiti një video lidhur me operacionin policor të vitit 199 ndaj Flamur Pislit, shqiptarit që mori peng një autobus me pasagjerë nga Shqipëria drejt Greqisë.<br /><br />"A1 Report" sjell videon e plotë, prej 3 minutash të paraqitur nga PD në këtë Komisionin.<br /><br />Nga PD pretendohet se kryepolici Artan Didi, është personi që i është afruar derës së parë të autobusit të rrëmbyet, duke qëlluar personin që ndodhej pas derës. Por ai nuk ishte pengmarrësi i autobusit, por një nga pasagjerët e marrë peng, shtetasi grek Jorgos Kurluris.