DHËRMI -- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vazhdon prishjen e ndërtesave pa leje në zonën e bregdetit.

Pasditen e sotme ka shembur edhe ish-Kampin e Pushimit të Punëtorëve, shtrirë në një sipërfaqe prej rreth 1000 mijë m2.

Objekti 4-katësh u prish me shpërthim të kontrolluar rreth orës 16:10.

Gjatë këtyre ditëve, forcat xheniere kanë punuar për hapjen e vrimave në kollonat e ndërtesës ku dhe kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse.

Godina ishte ndërtuar në vitin 1984 dhe nuk ka qënë në shfrytëzim që prej vititi 1989; ajo ishte shëndrruar në rrënojë.