Dhermi- Godina e ish-kampit të punëtorëve në Dhërmi ishte ndërtesa e radhës që u shemb sot me tritol nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar .

Shpërthimi i kontrolluar i objektit 3-katësh mbi 1 mijë metra katror ndodhi në orën 16:10 minuta të ditës së sotme.

INUK përdori 180 kg tritol të cilat ishin vendosur në 1800 vrima që ishin hapur në kolonat kryesore të ndërtesës.

"Zyhdi Dajti kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtarka qenë i pranishëm për të monitoruar shpërthimin ndërsa skena është ndjekur me kuriozitet edhe nga disa turistë që gjendën atje" tregon gazetari ynë në Vlorë Gentian Bellaj i cili ndoqi nga afër shpërthimin.

Godina kishte vite që ishte amortizuar dhe shpesh ishte kthyer në një vend grumbullimi plehrash. Shembja ka për qëllim lirimin e hapësirave publike buzë detit.