Fier - Vjelja e taksës së ndërtesës pasqyron vështirësi në Drejtorinë e Përgjithshme të tarifave dhe Taksave ne Bashkinë e qytetit të Fierit.

Kjo mangësi vjen si pasojë e dyfishimit të tarifës së ndërtesës nga 150 lekë ne 300 lekë.

Drejtoresha Marsela Kocaj tha "Vështirësitë ekonomike ndikojnë negativisht në vjeljen e taksave, ndërsa deri në fund të qershorit mospagimi i tyre do të sjellë masa administrative kundrejt subjekteve deri në bllokim të llogarisë bankare apo edhe konfiskim.

Për të, vështirësi haset edhe në uljen e arkëtimeve në mbledhjen e taksës vendore të biznesit të vogël.

Vetëm për katër mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 181 subjekte të reja, që operojnë në fushën e biznesit, shifër kjo që paraqitet e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por paketa e re fiskale e cila dyfishon tarifën e ndërtesës ndikon negativisht jo vetëm në situatën ekonomike të bizneseve duke ju shmangur detyrimit të taksave, por edhe në drejtorinë e taksave vendore në mangësi të rritjes së të ardhurave.