Komuniteti i fshatit Xarrë zhvilloi sot një tjetër protestë paqësore. Tubimi kësaj rradhe u transferua para zyrave të komunës.

Me parulla në duar ku shkruhej " Bufi është i Xarrës", "Duam tokat tona", "Poshtë Dhimo Kote", "Kryetar, ku janë vendet e punës?", qindra banore bene thirrje per te ndaluar ngritjen e koperatives ne tokat e liqenit te Bufit.

Kryetari i fshatit Xarrë, Fatmir Sadiku, bashkë me protestuesit i kanë bërë apel deputetëve të Sarandës gjithashtu dhe gjithë forcave politike të dalin në mbrojtje të fshatit Xarrë.

Sipas protestuesve komuna e Xarrës duhet të informojë fshatin për situatën ku ndodhet ndërtimi i kooperativës. Ata paralajmëruan protesta të tjera për këtë problem.

Kjo ishte protesta e katert brenda pak diteve i banoreve te Xarres. Ata kundershtojne ndertimin e koperatives te tipit kapitalist ne tokat prane liqenit te Bufit .