Surprise Me!

Ushtria në trafik droge, nesër nis punën komisioni hetimor

2015-08-22 0 Dailymotion

Tiranë-Komisioni parlamentar që do të hetojë akuzat e opozitës për implikimin e Forcave të Armatosura në transportin e lëndëve narkotike do të drejtohet nga deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ndërsa nënkryetar i tij do të jetë deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Ky vendim u mor në seancën e sotme parlamentare, ku kundër u shpreh vetëm kryetari i Komisionit te Sigurisë, Spartak Braho.

Miratimi i kryetarit dhe nënkryetarit, i hapi rrugë fillimit të punës së këtij komisioni, ku mbledhjen e parë e ka përcaktuar ta mbajë ditën e premte në orën 12:00.

Në përbërje do të ketë 9 anëtarë, 4 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca. Opozita do të përfaqësohet nga deputeti Oerd Bylykbashi, Alban Zeneli, Gent Strazimiri dhe Voltana Ademi.

Ndërsa deputetët e mazhorancës do të jenë Ermonela Felaj, Arben Cuko, Pirro Lutaj, Xhemal Qefalija, Silva Caka.

Komisioni hetimor u ngrit me propozim të mazhorancës pas akuzave të shumta të bëra nga Partia Demokratike për përfshirjen e strukturës ushtarake në trafikun e drogës.

Buy Now on CodeCanyon