Surprise Me!

Rritet numri i personave me mbi peshë

2015-08-22 2 Dailymotion

Rritet numri i personave në mbipeshë në vend. Sipas të dhënave të Institutit të shëndetit publik, në rritje është numri i qytetarëve të cilët ndjekin gjithnjë e më shumë stilin perëndimor të jetesës, duke konsumuar ushqim të shpejtë. Shifrat flasin se madje 60 % e burrave dhe 47 % e grave, të moshës mbi 20 vjeçarë, janë në mbipeshë. Me udhëzuesin për ushqim të shëndetshëm të popullatës, autoritetet shëndetësore do të luftojnë me rreziqet që nxitin tepricë kilogramësh.<br /><br />"Mendoj se ky dokument do të jetë një lloj revolucionit, së pari për ngritjen e vetëdijes qytetare, e së dyti për ndjekjen e mënyrave të vërteta. E dini se flitet shumë për mënyrat, për konsumimin, e të tjerë, por tani, më në fund do të kemi diçka tek e cila do të mbështetemi si bazë, dhe ta zbatojmë", tha Igor Spirkovski, Instituti i shëndetit publik -ISHP .<br /><br />Një e treta e fëmijëve të moshës 6-7 vjeç kanë mbipeshë, kurse 13% konsiderohen akoma më rëndë me mbipeshën, si obezë. Pesha e rritur, ushqimi jo cilësor dhe mungesa e aktivitetit fizik, janë rreziqet kryesore, sipas mjekëve, që çojnë në vdekjen e popullatës për shkak të sëmundjeve të zemrës, tensionin e lartë, sëmundjen e sheqerit, osteoporozën dhe disa lloje kanceri. Rekomandimet e udhërrëfyesit janë destinuar për personat e shëndoshë mbi moshën 2 vjeçare e sipër, dhe ajo është publikuar edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë 10 ditëve të ardhshme priten edhe propozime për ndryshimet dhe plotësime eventuale, e pastaj, udhërrëfyesi do të dërgohet për botim. Bojana Simonoviq

Buy Now on CodeCanyon