GJIROKASTER - Ankesat e banorevë të zonës së Dropullit për vjedheje të banesave të ture mesa duket pu u vjen fundi.

Në këtë fshat do të ngrihet një postë policie, ndërsa ky fakt është konfirmuar nga kreu i policisë rajonale Haki Çako, i ka njohur banorët me nismën për çeljen e një poste policie në këtë zonë. Kjo postë policie do të ketë 10 efektivë të cilët do të përzgjidhen në mirëkuptim me komunitetin.

Për shkak të pozicionit kufitar krahas sigurisë publike pjesë e punës së saj do të jetë edhe goditja e rasteve të trafiqeve të paligjshme, u shpreh drejtori Çako.

Siguria publike në zonën e dropullit ka qenë në qendër të disa takimeve të zhvilluara nga banorë me deputetë të zonës.