Korçë- Pas trajtimit në Ora News të gjendjes së 2-vjeçares nga Korça, Jasmina Paravani, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Bashkia e këtij qyteti.

Nje pjesë e punonjësve i jane bashkuar apelit të nënës së Jasminës, Irenës dhe apelit të Ora News për mbledhjen e 5000 eurove me qëllim realizimin e operacionit për Jasminën e vogël.

Bashkia ka arritur të grumbullojë një shumë të hodhash të cilat kanë kaluar në llogarinë e vogëlushes, ndërsa në ditet në vazhdim pritet që edhe punonjës të tjerë t'i bashkohen apelit.

Interes për të ndihmuar Jasminën e vogël ka shfaqur edhe Prefektura e Korçës, ku personalisht prefekti Ardit Konomi ka deklaruar se do të përdorë të gjitha mundësitë dhe njohjet e tij për të ndihmuar 2-vjeçaren.

Për të ardhur në ndihmë Jasminës së vogël është hapur një numër llogarie në emër të vazjës në Raifaissen Bank.

Nëse doni të kontribuoni nga Shqipëria:
Nr llogarisë për Euro: 0021 048 902
Nr llogarisë për Lek: 0011 048 902
Nëse doni të kontribuoni nga jashtë Shqipërisë:
Emri: Jasmina Paravani
SWIFT: SGSBALTX
Iban EURO: AL35202410030000000021048902
Iban LEK: AL50202410030000000011048902

Jasmina Paravina, 2-vjeçarja nga Korça vuan nga sëmundja "Displazia zhvillimore".

Dy prindërit të pa punë nuk kanë mundësi financiare për të realizuar një operacion në Maqedoni i cili kushton rreth 5mijë Euro dhe që me anë të tij Jasmina e vogël mund të ecë pa probleme.