TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka dëgjuar sot dëshminë e biznesmenit Ramazan Hima, i cili pak kohë më parë u kërcënua nga truproja e ish-kryeministrit Berisha, Fatos Skeja dhe Glojart Loci për të paguar një shumë prej 100 mijë dollarësh në të kundërt do të rrezikonte jetën.

A1Report ka mundur të zbardh një pjesë të mesazhit që biznesmeni Hima e ruan në celularin e tij dhe e ka lexuar dhe para togave të zeza.

"Të kemi futur në rreth, duhet të paguash 100 mijë dollar në të kundërt do marrësh përsipër pasojat".

Më tej biznesmeni Hima ka shpjeguar për gjykatën dhe mekanizmin e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, ku menjëherë pas kërcënimit me mesazh ky i fundit denoncoi në polici.

Për gjobvënien policia arrestoi Fatos Skejën dhe Glojart Locin, ndërsa të dy këta persona ndodhen aktualisht në burg pas masës së sigurisë vendosur për ta, ajo e arrestit me burg.

Fatos Skeja nuk ka qenë i pranishëm në seancë ku biznesmeni shqiptaro-amerikan Hima lexoi përmbajtjen e mesazhit dhe u pyet për rrethanat e ngjarjes, ndërsa në seancë Skeja u përfaqësua nga avokati mbrojtës Ilir Murati.