Surprise Me!

Studentët e Akademisë së Arteve, mesazhe artistike pranë kontenierëve në Koplik

2015-08-22 1 Dailymotion

Shkodër- Kanë zgjedhur një nga format më të veçanta për t'iu bashkuar nismës për një mjedis të pastër e ku të gjithë duhet të japim kontributin tonë.

Studentët e Akademisë së Arteve në Shkodër dega Pikturë, kanë nisur pikturimin e kazanëve të mbeturinave, me mesazhe të caktuara, të cilët më pas do të vendosen në pjesë të ndryshme të qytetit të Koplikut.

Synimi sipas organizatorëve është që të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe veçanërisht brezit të ri për të mbajtur pastër mjedisin që na rrethon dhe mbetjet të hidhen në vendet e përcaktuara.

Projekti i tyre vullnetar ka gjetur mbështetjen e bashkisë Koplik, që ka mundësuar bazën materiale.

Por ndërsa studentet marrin këto nisma të bukura që duhen mbështetur maksimalisht, njësitë vendore në Shkoder, në masë nuk mbajnë paster territorin që administrojnë.

Sezoni veror thuajse ka nisur dhe sërish mbetjet duket se do të jenë refreni edhe i këtij viti, por pritet vetëm reagimi i Ministrisë së Mjedisit me gjoba dhe ndëshkimi për vendorët, që të mund të përmirësojë diçka.

Buy Now on CodeCanyon