Fushe Kruje- Një makinë shpërtheu mbrëmjen e sotme në hyrje të Fushë Krujës.

Sipas të dhënave nga policia kemi të bëjmë me një shpërthim me eksploziv

Automjeti, tip Porsh ishte parkuar prej ditësh pranë një pike karburanti.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme.

Nuk ka të lënduar nga shpërthimi. Policia po punon për identifikimin e pronarit të makinës, të autorëve por edhe motivet e këtij shpërthimi, informon gazetari ynë Llambi Kallco.