Një ditë pasi avioni "Piper Lance II" u bllokua në plazhin e Divjakës, vetëm 400 metra larg një automjeti të ngarkuar me 460 kg drogë policia ushtron kontroll në banesën e Sajmir Bajramit.

35-vjecari me banim në Durrës u kap teksa po transportonte ngarkesën me drogë. Në momentin e ndalimit iu sekuestruan edhe 27 mijë euro.

Kontrolli është kryer gjatë orëve të natës së 10 majit duke u gdhirë 11 maji.

Në shtëpinë e Bajramit, në lagjen nr 3 të qytetit bregdetar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë për shkak se ai kryesisht jetonte në Itali dhe kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer.

Gjithashtu policia është në kërkim dhe edhe për tre persona të dyshimtë të cilët dje para se të rrëzohej avioni kërkuan ndihmën e një banori aty afër për t'i treguar se cila është rruga që të conte pikërisht në atë vend ku gati 1 orë e gjysmë më pas ra avioni.