Festivali Europian i këngës jo për herë të parë ka lënë shumë të zhgënjyer. Lista kryesohet nga Spanja. "Në djall Eurovizion dhe në djall Bashkimi Europian, rroftë Shqipëria"- shkruajnë mediat spanjolle.
Duke shprehur kështu veç zhgënimit për këtë eveniment artisitk mirënjohje për faktin që Shqipëria i dha pikët maksimale, këngëtares spanjolle Ruth Lorenzo.

Në djall dhe ata që votojnë për zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe të gjitha zonjat austriake me mjekër- thonë mediat, ndërsa kujtojnë se Portugalia fqinje dhe pse mori 12 pikë nga Spanja nuk ua ktheu nderin fqinjëve të tyre.

Vetë kënghëtarja spanjolle Ruth Lorenzo shprehet se vetëm "Në qoftë se ke mustaqet më të famshme duhet të fitosh" , duke folur me ironi për fituesin e Eurovizion 2014.
As këtë vit nuk kishte drejtësi në ndarjen e cmimeve, thonë medita referuar dhe faktit se prezantuesja kishte thënë se ky duhet të jetë viti i Spanjës, pasi është përfaqësuar denjësisht por duhet pritur nëse do të bëhet drejtësi.
Më tej mediat ndalen gjatë te 12 pikëshi i Shqipërisë.
Duke mallkuar dhe një herë Europën, Eurosong, ziliqarët dhe politikën, mediat shkruajnë " Po vetëm Shqipëria e njeh muzikën, 12 pikë për Spanjën" dhe na e kthen menjëherë borxhin:
Që tani nëse dikush dëshiron të kalojë verën jashtë kufijve spanjollë, duhet të shkoni vetëm në Shëipëri.
Madje tregohen më zemërgjërë se kaq përmes një premtimi që nuk mund të bëhet realiztet"Nëse shqiptarët bëhen fqinjët tanë, dhe jo francezët dhe portugezët, ne do t'ju paguajmë borxhet bankare"

Eurovizioni është një humbje kohe, në këtë mënyrë siç është konceptuar jo vetëm që nuk fitojmë por mund dhe të na fishkëllejnë si në rastin e Rusisë, apo më keq- mbyllet artikulli për Eurovizion në sajtin estrelladigital.