Resurset e malit të Tomorrit, shihen si mundësi mjaft e mirë zhvillimi për vendorët e Bashkisë së qytetit të Poliçanit.

Promovimi i vlerave të kësaj zone, ka bërë që kryelartësia e malit Tomorr, të mos frekuntohet vetëm gjatë ditëve të peligrinazhit, por dhe gjatë stinës së dimrit, ku zhvillohen ski, gara me makina, por dhe hedhje me parashutë.

Një vend turistik, tashmë Tomorri mbledh çdo stinë të vitit mijëra vizitorë, numri i të cilëve synon të shtohet në të ardhmen. Çelja e sezonit turistik, organizuar nga bashkia e Poliçanit, është shoqëruar edhe me prezencën e mjaft sportistëve nga vendi, por dhe Kosova.

E ndërsa më parë jetesa e banorëve të këtij qyteti ishte e lidhur ngushtë me uzinën e armëve, tashmë po kthen sytë nga resuset që ofron mali i Tomorit, ku veç fushës së bujqësisë dhe blegtorisë po shtohen dhe mundësitë e shtimit të të ardhurave nga zhvillimi i turizmit.