Agjensia Ndërkombëtare Energjitike (IEA), ka hedhur poshtë pretendimet se raporti i saj i prillit ka sygjeruar se Shqipëria ka shkelur embargon e OKB-së duke importuar naftë nga Irani.

Në një intervistë për "Balkan Insight", zëdhënësja e IEA Magdalena Sanocka tha se raporti e përmend Shqipërinë si një destinacion i përkohshëm i naftës iraniane pasi ajo kishte si destinacion Turqinë, dhe jo si një vend që ka shkelur embargon me Iranin.

Në fjalën e saj Sanocka u shpreh se nafta iraniane ka ndaluar në Shqipëri pasi nevojitej një vend i përkohshëm për ngarkesën sepse ishte nisur nga Irani dhe po kërkonte një vend për ta shitur.

"IEA nuk thotë që Shqipëria theu embargon mbi Iranin dhe çdo raport që thotë ndryshe ka nevojë për të drejtuar një korrigjim. Pronarët e depozitave të naftës nevojiten të sigurojnë një destinacion të përkohshëm kur ngarkesa është nisur nga porti iranian dhe ngarkesa është e pashitur dhe ky është rasti i Shqipërisë. " tha Magdalena Sanocka

Zëdhënësja shtoi se anija e ngarkuar me naftë është në pronësi të Depozitës Kombëtare të Iranit dhe se kishte listuar Shqipërinë si vend tranzit, pasi nafta u shit në Turqi.

"Anija është në pronësi të Depozitës Kombëtare të Iranit , NITC, dhe ka listuar Shqipërinë si vend tranzit pasi destinacionin e vet përfundimtar kishte Turqinë." shtoi Sanocka .
Gjatë këtyre ditëve mazhoranca dhe opozita kanë replikuar lidhur me akuzën se Shqipëria ka thyer embargon e OKB duke importuar naftë iraniane. Ish-Kryeministri, Sali Berisha kërkoi të enjten një hetim parlamentar me pretendimet se qeveria kishte të importuar naftë nga Teherani , duke thyer embargon e OKB-së.

IEA është një organizatë autonome ndërqeveritare e themeluar në kuadër të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD.