SHËNGJIN - Ndotja akustike, menaxhimi i mbetjeve urbane, pastrimi i plazhit, shkarkimet në det dhe gjithçka që lidhet me mjedisin në Shëngjin do të jetë i monitorueshëm në mënyrë rigoroze gjatë sezonit turistik.

Kjo vlerësohet si garancia më e madhe për pushuesit në këtë bregdet dhe si një nevojë për të afruar më të mirën për ta.

Deklarata është bërë nga kryeinspektori i mjedisit në Lezhë Gjergj Elezi, sipas të cilit do të përdoret i gjithë autoriteti i tyre ndaj çdo individi, subjekti apo enti publik që nuk përmbush këtë detyrim.

Elezi foli gjatë një aksioni të ndërmarrë në Shëngjin për largimin e mbetjeve urbane dhe inerte në zonën e Kunës, ku edhe problemi është më evident.

Aktualisht ka nisur puna për pastrimin e të gjithë vijës bregdetare të Shëngjinit dhe më pas do vijohet me pastrimin e brezit të rërës.