Surprise Me!

Tirana e Prishtina injorojnë Ivanovin

2015-08-22 3 Dailymotion

Asnjë mesazh urimi nga Shqipëria dhe Kosova për mandatin e ri të Presidentit Ivanov. Ndër shtet e para që kanë uruar Ivanovin janë Rusia, Bullgaria, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Lituania, Kroacia si dhe Serbia, Mali Zi dhe Bosnja. Ndërkaq mesazhe kanë mbërritur mbrëmë vonë edhe nga Gjermania dhe Komisioni Evropian. Por për njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare injorimi i Ivanovit nga Ushingtoni dhe Brukseli, por edhe shtetet fqinje shqiptare dhe Greqia, është rezultat i qasjes nacionaliste dhe në shërbim të qeverisë të Ivanovit gjatë mandatit të kaluar.

"Ai ka qenë një hije e premierit apo zëdhënës i qeverisë, pra politika ordinere nuk ka mund të regjistrohet nga funksionimi i tij...ajo që ka qenë politikë e kryeministrit ka qenë refleks e politikës së Presidentit bazuar në nacionalizëm, injorimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe injorimin e proceseve integruese..në atë kontekst e shoh injorimin nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët kanë arsye shtesë që ta injorojnë Ivanov, duke pasur parasysh rolin e tij injorante ndaj subjektit shqiptar në Ballkan", tha Mersel Bilalli, analist.

Megjithatë për ekspertin juridik Osman Kadriu, pavarësisht qasjes jo- korrekte që ka pasur Ivanov ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, çdo vonesë në urimet e tyre do të thellonte akoma më shumë hendekun në marrëdhëniet diplomatike mes këtyre vendeve, gjë që do të reflektohej në mënyrë negative ndaj pozitës së shqiptarëve në vend.

"Emëruesi i përbashkët që do të jetë i kapshëm për politikën e Maqedonisë dhe statusin e shqiptarëve të Maqedonisë është e nevojshme që të mos thellohet hendeku por përkundrazi të mundohemi me politikë dhe diplomaci të krijojmë dhe të avancojmë marrëdhëniet e shëndosha ndërmjet shteteve Kosovë- Maqedoni dhe Shqipëri-Maqedoni. Kjo është në dobi të politikës së shteteve, me këtë fitojnë vetë shqiptarët në Maqedoni në aspekt të drejtave që ato duhet t'i gazojnë konform Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare", u shpreh Osman Kadriu, analist.

Figura e Ivanovit mbetet përçarës jo vetëm për BDI-në e cila nuk e njeh legjitimitetin e tij pasi sipas tyre procesin e zgjedhjeve presidenciale e kanë bojkotuar 90% e shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe për opozitën maqedonase e cila madje nuk i njeh fare rezultatet e zgjedhjeve. Semra Jakupi

Buy Now on CodeCanyon