DURRES- Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve të Saimir Bajramit në Durrës. Familja e 38-vjeçarit kishte në pronësi dy apartamente në pallatin 11-katësh pranë hekurudhës, në njërën banonin prindërit dhe në tjetrën bashkëshortja.

"A1 Report" ka kontaktuar me familjarët e Bajramit, të cilët janë shprehur se 38-vjeçari kishte vetëm 2 ditë që kishte ardhur dhe askush prej tyre nuk kishte patur dijeni për këtë aventurë të tij.

"A1 Report" publikon një pjesë të bisedës së kryer me një prej familjarëve të Bajramit, i cili nuk pranoi të prononcohej me figurë.

Fqinjët e Bajramit shprehen se asnjëherë familja e tij nuk ka patur probleme me ligjin, madje janë habitur kur e kanë parë në lajmet për drogën dhe avionin e kapur pasditen e të shtunës në plazhin e Divjakës.