Kur kanë kaluar vetëm 4 ditë nga hapja zyrtarisht e sezonit turistik "Verë 2014", pothuajse çdo ditë në Portin e Sarandës shënohet fluks turistësh të huaj, të cilët vizitojnë qytetin bregdetar.

Rreth 200 turistë të ardhuar nga Europa Perëndimore, e kryesisht nga Gjermania, ishte kontigjenti i rradhës të mbërritur me tragetin "Georgia".

Ndryshe nga vitet e tjera, ku tragetet ankoroheshin në det dhe me varka të vogla të anijes turistët silleshin në breg, këtë herë trageti "Georgia" u ankorua në port.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/