Tirane- Kryetari i komunës së Lazaratit Dasho Aliko tha se ndodhej në Tiranë dhe si përfaqësues I PD-së mbështeste dhe protestën e të djathtëve.

Në një intervistë telefonike për Ora News, dhënë gazetarit Patrik Sadikaj, Aliko shpjegoi arsyen pse ndodhej në protestën e PD-së para Parlamentit.

"Unë jam në strukturat drejtuese të PD-së dhe bindjet e mia janë djathas. Mbështes cdo proces të PD-së dhe jam bërë pjesë e saj.

Nuk mendoj se kultivimi i kanabisit bëhet me një urdhë të forcave politike. Sepse i bie që personi që kishte marrë drogën nga Fushë Kruja e ka urdhëruar PS.

"Lazaratasit prodhojnë drogë në mënyrë të paligjshme jo për tu pasuruar por për të mbijetuar. Qeveria tu krijojë hapësira punësimi dhe një fason që të krijojnë punë.Unë nuk kërkoj legjitimitetin e të paligjshmes por politikat sociale duhet të rregulloheshin" tha Aliko.

Sa i përket vizitave dhe tryezave të organizuara kohët e fundit nga drejtues e funksionarë të lartë të policisë së shtetit në Lazarat, Dasho Aliko u shpreh se kjo nuk është asgjë e re dhe e pazakonte pasi të tilla takime janë organizuar edhe në kohën e qeverisë së Fatos Nanos e Sali Berishës.