61 mijë rrënjë ullinj të prodhuara në Universtitetin Bujqësor të Tiranës do të shpërndahen për fermerët.

Kjo është arritur pas një marrëveshje të nënshkruar midis universitetit dhe Ministrisë së Bujqësisë për të institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve për shërbimet në mbrojtjen e bimëve.

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se me anë të këtij bashkëpunimi jepet kontribut jo vetëm në forcimin e ekonomive por njëkohësisht edhe në përhapjen e varieteteve të pastra vendase.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/