Fier- Pronari i një dyqani pllakash është gjetur i vrarë me plumb në kokë në makinën e tij tip Audi mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.<br />Viktima, Agron Imeri u gjet i vrarë nga roja i parkingut brenda në makinë, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00.<br />Makina ishte parkuar në një parking pranë tregut në qendër të qytetit.<br />Një grup hetimor po punon për zbardhjen e vrasjes, ndërsa roja i parkingut pritet të merret në pyetje.
