Tirane- Kreu i prokurorisë Adriatik Llalla deklaroi sot se organi i akuzës po heton disa dosje të cilat mund të ndikojnë në të ardhmen integruese të vendit.

"Falë bashkëpunimit tonë janë vendosur para përgjegjësisë penale gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të niveleve të ndryshme, grupe kriminale e shumë të tjerë. Ndërkohë, kemi shumë çështje nën hetim, disa prej tyre të një shkallë të tillë që, nëse do të rezultojnë sipas parashikimeve, mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit " u shpreh kryeprokurori i pranishëm në tryezën e bashkëpunimit me policinë që u organizua sot në hotel "Tirana"

Por Llalla nuk dha detaje të tjera për gazetarët, pas një takimi për bashkëpunimin Polici-Prokurori.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/