23 maji është përcaktuar si dita kombëtare e pastrimit të territorit nga mbetjet urbane e të ngurta. Në një takim me përfaqësues të organizatës Green Line, prefekti i qarkut Durrës, Roland Xhelilaj tha se mbështet plotësisht këtë nismë,e cila përkon edhe me çeljen e sezonit turistik.<br />I pranishëm në takim kryebashkiaku Dako, tha se të tilla nisma e fushata sensibilizuese mbeten mjaft të rëndësishme, duke garantuar një bregdet të pastër.<br />Qëllimi i nismës sipas përfaqësuesve të organizatës Green Line është sensibilizimi i qytetarëve për të mbajtur pastër ambjentin.<br />Pjesë e aksionit masiv i cili do të zhvillohet me 23 maji krahas zonave bregdetare aksioni do të shtrihet edhe në fshatra e qytete me qellim pastrimin e territoreve nga papastërtitë.