Surprise Me!

Vlorë,monumentet objekt sulmi për grabitësit

2015-08-22 1 Dailymotion

Rrënojat e Vlorës së vjetër , kalaja e Kaninës dhe kisha e "40 shenjtorëve" në Sarandë kanë qenë objekt sulmi për grabitësit ditët e fundit. Vazhdimisht rrethimet e hekurit , ndriçimi apo edhe tabelat orientuese janë grabitur nga persona të ndryshem, të cilët kanë si destinacion tregëtimin e tyre për skrap. Demi i shkaktuar është mjaft i lartë duke kaluar disa herë ato të ardhura që mund të fitojnë grabitësit e natës. Në këto kushte duket se mbrotja e siteve arkeologjike,është pothuajse e pamundur të monitorohet nga drejtoritë e monumenteve dhe një gjë e tillë konfirmohet edhe nga drejtori i këtij institucioni Agron Haxhiraj. Mania skrap nuk po kursen as monumentet e kulturës të cilat janë një dëshmi e historisë së kombit tonë. Projekti më i fundit ishte ai i ndriçimit të Manastirit të 40 shenjtorëve në Sarandë, por që pati vetëm 4 ditë funksion, pasi i gjithë kablli ndriçues u grabit. Drejtoritë e monumenteve jo pak herë kanë ngritur këtë shqetësim madje kanë kërkuar një bashkëpunim më të ngushtë me policine e shtetit për të parandaluar grabitjet dhe demtimet që u bëhen këtyre siteve me mjaft vlera.

Buy Now on CodeCanyon