Surprise Me!

A1 Report - Aksidentohet deputeti Ardian Turku plagosen lehtë gruaja dhe vajzat e tij

2015-08-22 2 Dailymotion

TIRANË - Deputeti i PD, Ardian Turku është përfshirë një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit. Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosura lehtë edhe bashkëshortja dhe 2 vajzat e deputetit Turku.

Janë të paqarta shkaqet e aksidentit, por mësohet se makina tip "Benz" me targë AA195HY që drejtohej nga vetë deputeti Turku është përplasur me një automjet tjetër tip "Mini Couper'.

Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe hetimet për rrethanat e aksidentit. Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës, por gjithashtu ka rezultuar se drejtuesi i mjetit "Mini Couper" ka qenë i dehur.

Deputeti Ardian Turku bashë me gruan dhe 2 vajzat e tij janë dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë mjekimin e nevojshëm pas aksidentit të pësuar. Në ambiemtet e spitalit ndodhen disa eksponentë të PD, me tyre edhe deputeti tjetër Luçiano Boçi.

Buy Now on CodeCanyon