Surprise Me!

"Rama ik" Protesta e PD-së të premten para Kryeministrisë, Basha: Shqipëria si Kolumbi

2015-08-22 0 Dailymotion

Tirane- Partia Demokratike do të dalë sërish javën e ardhshme në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, si përgjegjës për kthimin e "Shqipërisë në një Kolumbi europiane të drogës", siç e quan kryetari i PD-së Lulzim Basha.<br />Ndryshe nga protesta e 14 majit e cila u organizua para Kuvendit, të premten e 23 majit, në orën 11:00 protesta do të zhvendoset para kryeministrisë.<br />Kryetari i PD-së i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, socialistë dhe demokratë t'i bashkohen kësaj proteste për të larguar Edi Ramën si përgjegjës kryesor për të situatën e krijuar, ku droga prej 5.6 tonë e kapur në Gjermani është këmbanë tjetër alarmi që bie pas avionit në Divjakë.<br />Ndërsa paradite në selinë blu Basha thirri deputetë, koordinatorë dhe struktura drejtuese të partisë në rrethe për të organizuar mbarëvajtjen e protestës.<br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Buy Now on CodeCanyon