Gjashtë viktima të reja në Bosnje-Hercegovinë, si pasojë e përmbytjeve të tmerrshme që kanë përfshirë këtë shtet ballkanik. Tani numri i viktimave në Bosnje, që nga fillimi i përmbytjeve ka arritur numrin 11. Sot është vërejtur ulje e vogël e nivelit të ujërave, përveç Bjelinës, ku niveli jashtëzakonisht i lartë i lumit Sava rrezikon të depërtojë digën dhe të përmbytë qytetin.

Nga mbrëmja e djeshme mbi 6000 njerëz me ndihmën e mjeteve të ndryshme po punojnë në mbindërtimin e digës, për të parandaluar daljen nga shtati të lumit Sava, aktualisht 8 metra mbi nivelin normal. Tashmë janë evakuuar mbi 10 mijë njerëz nga qyteti i Bjelinës.

Qindra shtëpi janë rrënuar dhe dhjetëra mijë qytetarë kanë lënë shtëpitë e tyre në të gjithë Bosnjën. Banorët shpjegojnë se si kanë shpëtuar kokën nën shtëpitë që rrënoheshin.

"Iknim, ishte frikë dhe tmerr, nuk mund të përshkruhet kjo që na ndodhi, thjesht vetëm ik, ndërsa masivi i dheut të ndiqte nga prapa... shikon ku e ke njërin fëmijë, ku e ke tjetrin", tha Almedina Paco, banore.

Gjatë ditës së djeshme, vërshimet morën me vete edhe urën e çeliktë të Bosnjës.

Aktualisht të gjitha kapacitetet ushtarake dhe civile të Bosnjës janë angazhuar në evakuimin dhe shpëtimin e banorëve. Benjamin Arifi