TIRANE- Tetë muaj, pas dhënies së vendimit të pafajësisë ndaj vëllezërve Julian dhe Elio Imeraj, vritet babai i dy vllezërve në qytetin e Fierit. Dyshimet flasin se vrasja e Ilir (Agron) Imeraj, vjen si një vetëgjyqësi e bërë nga njerëzit e afërt të viktimës Koli Veshi, të ekzekutuar në hyrje të pallatit të tij në vitin 2011. Gazeta "Shqiptarja.com" disponon të plotë vendimin e gjykatës së Fierit që shpallte të pafajshëm në shtator të 2013 vllezërit Imeraj. Mirëpo në pamundësi për të marrë drejtësi, njerëzit e viktimës kanë vendosur të japin vetëgjyqësi, duke ekzekutuar me armë zjari Ilir Imeraj, babain e vllezërve të akuzuar për vrasjen e Koli Veshit dhe plagosjen e djalit të tij 21-vjeçar.

Çështja momentalisht ndodhet në gjykatën e Apelit Vlorë, ku gjyqtare është caktuar Alma Liçaj, e cila e ka shtyrë për 7 herë me radhë dhënien e vendimit, ku shtyrja e fundit është bërë në 15 maj 2014. Gazeta boton të plotë dëshminë e dëshmitarit kryesor Eni Veshi, djalit të viktimës, i cili u plagos nga dy vëllezërit dhe përgjimet e kryera nga prokuroria e Fierit. Vrasja është kryer me një pistoletë pistolete model "R-51 POLICE". \
Dëshmia
Në deklarimet e datës 12.09.2011 shtetasi Eni Veshi ka pohuar se: "Në momentin që më qëlluan me armë tek hyrja e pallatit ai që më qëlloi me shau "a të q.... robt" dhe unë menjëherë ktheva kokën dhe dallova nga zëri që erdhi, që njof mirë, si dhe pamja e tij dhe e them me plot bindje se ky person është Julian Imeraj". Eni Veshi ka ikur menjëherë lart në shtëpi dhe i ka thënë të ëmës: "Mama më goditi Juliani dhe babi është poshtë". Deklaron se më pas tha se ka dalë në dritare dhe ka bërtitur: "O Julian të njoha, mirë me mua po me babain ç'pate". Nga dritarja e dhomës matanë që duket komplet hyrja pashë dy persona me maskë që po largoheshin". Dëshmitari pohon se këto deklarime nuk i ka bërë radhën e parë se këta persona kanë qënë të lirë dhe ka pasur frikë për familjen e tij.

Përgjimet
Nga biseda e rregjistruar midis të pandehurve Julian dhe Elio Imeraj veçohet ky komunikim sipas prokurorëve:
Elio- O ti q... ropt....telefon telefon.....ka vdekur
Julaini- Eee ti s'di gjë
Elio- Une s'di gjë ore jo

Juliani- Eshtë kapur një pistolet
Juliani- Na ka vajtur ters
Elio- Ça do, për ça arme
Juliani- Shëët

Elio- Ee
Juliani- Po ti o rrote k.....aty e
Elio-Jo...Endri
Juliani- ".....' -- Elio "jo"
Juliani- Mos -
Elio- S'e kam, se kam prekur

Juliani -- Ti më kë ishe tek lokali
Elio- Me atë gocën orë, me atë shoqen

Po kështu është bërë përgjimi ambjental i bisedës të Mimoza Imeraj dhe Elio Imeraj ku veçohet ky moment:
Elio- Ne jemi thirrur se kemi qënë ne që jemi zënë me atë e kupton
Mimoza- I di unë të gjitha, më mirë se ti

Mimoza- Që na keni futur në rreth të kuq tani, se kush më përpara, se kush më prapa, ai lart e di,ishalla që unë të mos shikoj gjë. Që dije deri tani vetëm po lutem, them ishalla unë që mos të më shikojnë gjë sytë- kaq, në qoftëse mbyllet ky muhabet po vetëm me mua po vetëm të shpëtoj.
Elio- Ça thua moj, ça thu...