BERNE - Qytetarët e Zvicrës i kanë thënë jo propozimit të prezantuar për ta bërë vendin me pagën minimale më të lartën në vend. Rezultatet e referendumit të mbajtur ditën e djeshme ka sjellë refuzimin e këtij propozimi.

Sipas planit që është hedhur në votim, punëdhënësit do të ishin të detyruar t'i paguajnë punëtorët me një minimum prej 25 dollarësh për orë ose 4,500 dollarë në muaj.

Ndërkaq mbështetësit e këtij propozimi shpjegojnë se kjo masë është e justifikueshme duke parë koston e lartë të jetesës. Por nga ana tjetër kritikët thonë se kjo do të sjellë rritje të papunësisë dhe të çmimit të prodhimit.

Zvicra është njëri prej vendeve më të pasura në botë dhe nuk ka një nivel minimal të pagës.