-Lëkundje të forta sizmike kanë tronditur mëngjesin e sotëm thuajse të gjithë vendin tonë.<br />Lëkundja e parë është shënuar rreth orës 02:59 minuta të mëngjesit. Të dhënat paraprake flasin për një tërmet me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.<br />Në një lidhje telefonike për Ora News kryetari i bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha informoi se lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe një pjesë e banorëve kanë kaluar natën jashtë.<br />"Lëkundjet kanë qenë të fuqishme. Banorët e qytetit gjatë gjithë natës kanë qëndruar jashtë. Pallati 86 i njohur si pallati i Hidrocentralit të Banjës ka pësuar çarje. Nuk ka pasur shembje por ka pasur çarje.. Do jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të jetë e banueshme kjo ndërtesë apo jo."<br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/